El Clasico është një nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit

Ketë derbi sot e fitoi Barcelona, e cila në Santiago Bernabeu mposhti Real Madridin me rezultat 0 me 3, shkruan rtv21.tv

Luis Suarez në minutën e 54-të, Lionel Messi 10 minuta më vonë dhe Aleix Vidal në minutat e lojës shtesë shënuan golat për të vulosur fitoren.

Me ketë fitore Barcelona përforcon vendin e parë në ligë me 45 pikë, më pas vijnë Atletico Madrid me 36, Valencia me 34 e Reali në vendin e katërt me vetëm 31 pikë.

Me golin e tij sot Messi tejkalon Ronaldon si golashënuesi më i mirë i vitit 2017, duke shënuar 54 gola, përderisa portugezi ka shënuar një më pak