Barcelona ka vazhduar serinë pozitive në La Ligë, duke mundur sonte Deportivo La Corunan, me rezultat 4-0, në ‘Camp Nou’ në kuadër të La Ligës.

‘Blaugranat’ edhe në duel me Deportivon kanë treguar ndeshje mjaft të mirë, duke marr edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit. Luis Suarez dhe Paulino shënuan nga dy gola për fitoren e radhës të katalonasve. Fitorja e Barcelonës ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur Lionel Messi të shënonte nga penalltia.

Pas kësaj fitore, Barcelona ‘blindon’ kreun me 42 pikë, gjashtë më shumë së Atletico Madrid që është e dyta, kurse, 11 pikë më shumë së Real Madridi, kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Kujtojmë së Barcelona dhe Real Madrid do të takohen fundjavën që vjen në ‘EL Clasico’ e parë të këtij sezoni.