Barcelona ka treguar edhe një herë pragmatizëm duke mos gabuar në udhëtim dhe duke shfrytëzuar mundësitë për të triumfuar 2-0 ndaj Villarrealin në El Madrigalin e zjarrtë.

Villarreali dominoi në pjesën e parë dhe kishte disa mundësi shënimi.

Mbrojtja e Barcelonës ishte stabile dhe nuk lejoi ndonjë befasi në këtë duel.

Në pjesën e dytë takimi ishte më intensiv, teksa Barca tentoi të shkonte më përpara.

Në minutën e 60-të Villarreali mbeti pa një lojtar në terren, kur Raba u largua me të kuq.

Një aksion fenomenal i realizuar mes Paco Alcacer dhe Luis Suarez, e nxorri këtë të fundit para portierit për të mos gabuar për 1-0 (72′). Pak minuta më vonë (83′), Lionel Messi realizoi golin e dytë për katalanasit, pas shërbimit nga Busquets.

Barca kështu shfrytëzoi rastet që i pati dhe realizoi një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim.

Me këtë fitore, Barcleona mbanë lidershipin në La Liga me 39 pikë, tetë më shumë se Real Madridi në vendin e katërt dhe pesë më shumë se Valencia në vendin e dytë.