Banesat e shkyçura, nga viti i ardhshëm më nuk do të paguajnë për ngrohjen qendrore.

Qeveria ka njoftuar se amvisëritë që janë të shkyçura nga ngrohja qendrore në Shkup, në vitin 2018 do të lirohen nga pagesa e paushallit të cilin për momentin e paguajnë. Problemi me të cilin përballen qytetarët, qeveria parashikoi ta zgjidh përmes propozim Ligjit të ri për Energjetikë.

Në aktet nënligjore të Ligjit për Energjetikë, që do të zbatohet gjatë vitit 2018, janë paraparë zgjidhje specifike me të cilat në kuadër të rregullativës ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar, ka njoftuar Qeveria.