Në këtë formë nuk është parë prej disa kohësh. Mario Balotelli, 16 gola në 21 ndeshje (10 në Ligue 1) në Francë, me Nice e tij, në të gjitha garat, duket se vendos synime ambicioze për të ardhmen . Sulmuesi italian, i intervistuar ekskluzivisht nga “La Gazzetta dello Sport”, tha: “Unë nuk do ta fsheh. Ëndrra ime është që të kthehem për të veshur fanellën blu të kombëtares italiane. Babai ishte tifozi im më i madh dhe unë i detyrohem atij. Kur vesh fanellën e Italisë gjithmonë ndiej ndjesi të veçanta dhe gjithmonë jap më shumë”. Ai mund të jetë një prej “viktimave” të kursit të ri të ish-trajnerit Ventura, me të cilin axurrët u eliminuan nga Botërori i Rusisë së vitit të ardhshëm, shkruan telesport. “Unë jam ende i zemëruar me ndeshjen Itali-Suedi. Në kombëtare ishin Belotti, Immobile dhe Insigne, për të mos përmendur veteranët. Suedezët kishin maksimumi dy lojtarë në nivelin tonë. Unë ende nuk e kuptoj pse Ventura i ka lënë jashtë disa lojtarë. Tani, pas eliminimit nga Kampionati Botëror, të gjithë merren me Venturan. Nuk dua të tërhiqem nga kombëtarja, por ende nuk e kuptoj pse ai më përjashtoi”, tha Balotelli.

Sa për të ardhmen, tani për tani Balotelli nuk ka ndërmend të lëvizë, por në afat të gjatë nuk përjashton asgjë: “Me Nice dua ta përfundoj sezonin sa më mirë dhe të vazhdoj të shënoj më shumë. Por, qëllimi im është të kthehem në një klub të madh, për të fituar diçka të rëndësishme, përsëri”. Dhe sulmuesi shkon në detaje, duke i hedhur poshtë opsionet “margherita”: “Milani? Ju e dini se për çfarë ngjyrash rreh zemra ime. Interi është një klub i madh, do të rikthehesha aty. Napoli, nga ajo që kuptova, kurrë nuk donte ta thellonte diskutimin me mua. Të gjithë e dinë që unë, gjithmonë, shkoj në Napoli. Aty do të kthehesha edhe falas”. Ndër sekretet e SuperMarios është sigurisht marrëdhënia me vajzën Pia: “Është gëzimi im. Raffaella është një nënë e mirë dhe kohët e fundit ajo më tregon më shumë për vajzën time”.