Balla thumbon Monika Kryemadhin: Ata mendjen tek duart nëpër xhepa e kanë, nuk ua hoqëm dot këtë ves

Pas votimit të kryeprokurores së re, Arta Marku, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbajtur një fjalim për gazetarët.
Ai ka thumbuar Monika Kryemadhin, e cila tha se “jemi sin ë kohën e pushtimit nazist, kur thuhej mos lëvizni me duar në xhepa”.
“Ju e dëgjuat dhe vetë Monikën.
Halli i saj është pikërisht ky, duart që kanë future nëpër xhepa.
Ne u përpoqëm t’ua hiqnim këtë ves kur i kishim aleatë në qeveri, por nuk ia arritëm dot këtë gjë”, tha Balla.
Ai ndërkohë u shpreh se Basha ka një hall të madh, pasi gjendet nën një hetim ndërkombëtar, ndaj dhe kërkon trazira dhe destabilitet.