Një baba do të hetohet, pasi ka qëlluar me shkelma djalin e tij, pasi ai s’mund të qëndronte në këmbë në trotuarin me akull.

Ka qenë një komshi ai që ka filmuar veprimin e shëmtuar të babai teksa gjuante më shkelma djalin e tij të vogël në dëborë.

Videoja është filmuar në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit. Edhe pse djali tenton disa herë të çohet, ai e ka të pamundur, pasi babai e tij e gjuan përsëri me shkelma. Më pas ai e tërheq vogëlushin zvarre dhe e çon në këmbë.

Disa dëshmitarë thanë se fëmija nisi të qante disa momente, para se ai ta qëllonte me shkelma.

Mediat vendase njoftuan se babai 50-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur , u arrestua pasi video u shpërnda në internet dhe ai u identifikua.