Sot u shpall babadimri më i shpejtë për këtë vit. Përparësi kishin ata që vazhdimisht merren me sport, me çka edhe atletët nën petkun e babadimrit, si çdo vit i rrëmbyen çmimet kryesore. Vendin e parë në kategorinë e djemve e mori Atanas Ançevski, i cili arriti në finale për 4 minuta e 45 sek., ndërsa në kategorinë e femrave e para u radhit Renata Sokollovska e cila kaloi garën për 5min e 28 sek. Medaljet ua ndau kryetari i Shkupit Petre Shilegov, i icili mes tjerash tha se kjo traditë do të vazhdojë.

Gara e vrapimit mes personave të veshur me kostum babadimri tash më organizohet për të katërtën herë me radhë. Këtë vit morën pjesë rreth 300 babadimra, duke filluar nga fëmijë të vegjël deri në të moshuar.  Ky manifestim është i karakterit rekreativo-zbavitës dhe organizohet nga ana e Qytetit të Shkupit dhe “Nga i pari deri te kulmi” në krye me sponsorin gjenral Coca-Cola.

“Është viti i tretë për mua që marr pjesë në këtë garë, super atmosferë para-festive. Këtë vit dola i pari, ndërsa dy vitet e kaluara, i dyti”, tha Atanas Ançevski.

“Mrekulli, na pëlqeu shumë organizimi. Përndryshe ne të dyja jemi atlete nga grupi Delta. Pra vendi i parë dhe i dyti”, u shpreh Renata Sokollovska.