Avokati popullit Ixhet Memeti, sot ka vizituar Mitko Çavkovin në burgun e “Shutkës”! Kjo ka shkaktuar revoltë te ish ushtarë të UÇK-së, e në mesin e tyre ka reaguar Selver Jashari nga Kumanova, shkruan Gazeta Lajm.

“As edhe një javë nuk e ka bë Çavkovi në paraburgim dhe ky menjëherë e ka vizitu, mesiguri ka mendu me i dal hakut ish-ministrit te Brendshëm.
Avokatit të Popullit, s’po di çka t’i them tjetër pos …!”, ka shkruar Jashari, duke mos kursyer as fjalë tjera në llogari të Avokatit të Popullit.

“As në kohën e Rankoviqit ska pas udbash ma tepër se tani…
Mjerë ata që nuk e mësuam një zanat të tillë, e kanë humb rrugën n’oborr”, ka theksuar Jashari.