Avokati i Popullit Ixhet Memeti sot mbajti takim dhe konsultime me qytetarët e Kërçovës.

“Si rrallë cila komunë, në Kërçovë autoritetet lokale pranojnë të marrin pjesë në takime të këtilla, në të cilat hapur bisedohet për të gjithë problemet dhe hapur ballafaqohemi me kritika”, tha Memeti në takim.

Qëllimi i diskutimeve të këtilla, shtoi, është se si mangësitë të tejkalohen, por edhe të mos përsëriten.

Me Memetin në takimin me qytetarët ishin edhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Urania Pirovska, si dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ Infoqendrës, Biljana Bejkova.