Ekzaminuesit mjekësorë kanë përfunduar autopsinë në të cilën ka dalë se Chester Bennington kishte alkool dhe droga – lloje te ekstazisë në organizmin e tij, në kohën kur vdiq më 20 korrik.
Bennington thuhet se ishte duke u trajtuar në ditët para se ai të vetëvritej, raporton TMZ.
Vokalisti i Linkin Park u gjet i vdekur të enjten më 20 korrik në shtëpinë e tij në Los Angeles, fillimisht nga një grua dhe u trajtua së pari si një vetëvrasje e mundshme.
Lajmi i vdekjes së Chester u konfirmua nga partneri i tij i Linkin Park, Mike Shinoda në Twitter, natën e fundit.
“I tronditur dhe zemërthyer, por është e vërtetë”, shkroi ai.
Bennington ishte më i njohur si frontmeni dhe një nga këngëtarët kryesor i Linkin Park.