Policia australiane njoftoi të premten konfiskimin më të madh të metamfetaminë në historinë e saj, 1.2 ton me një vlerë rishitje prej më shumë se një miliard dollarë australianë (650 milionë euro).

Droga, e njohur edhe me pseudonimin “akull”, u kap në Australinë perëndimore, vetëm pas shkarkimit të një varke, Valkoista, autoritetet e të cilave besonin se ajo erdhi nga Kina.

Australia është vendi me konsumin më të lartë në botë. Duke pasur parasysh standardin e jetesës dhe çmimet e drogës për rishitje, është një treg shumë i rëndësishëm për trafikantët.

Shumica e “akullit” që gjenden në rrugët Australiane vijnë nga Kina dhe Trekendshi e Artë në kufijtë e Birmanisë, Tajlandës dhe Laosit.

Sekustrimi i kesaj sasie të drogës u be të enjten në mëngjes pranë Geraldton, 400 km në veri të Perthit, pas gjashtë muajsh hetimi, njoftoi në një konferencë për shtyp, Policia Federale Australiane, duke thënë se udhëheqësit e rrjetit ishin kapur.

Tetë australianë janë akuzuar për vepra penale të trafikut të  narkotikëve. “Kjo është sasi qe mund te kushtonte  rreth një miliardë dollarë australianë dhe që nuk do të jenë në rrugët Australiane gjatë Krishtlindjeve”, tha policia

Policia priti derisa droga u ngarkua në një furgon me qira për të arrestuar tre burra në veturë. Në të njëjtën kohë, një ekip intervenoi në barkën ku u kapën tre vetë. Dy të fundit u arrestuan në një hotel në Perth.

Sekuestrimi i mëparshëm i policisë australiane ishte një konfiskim prej 903 kg me metamfetamin në lindje të Melburnit në prill. Droga ishte  fshehur në 70 kuti me parket nga Kina.

Përhapja e konfiskimeve në shkallë të gjerë në vitet e fundit ende nuk i ka penguar trafikantët të importojnë sasi të mëdha në Australi.