Policia e Australisë njoftoi se të gjithë gjashtë personat kanë gjetur vdekjen në rrëzimin e avionit amfib pranë Sidnejit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pranë Sidnejit më sakt në gjirin, në vendin Cowan, u rrëzua një avion i vogël amfib. Në avion ndodheshin piloti dhe pesë pasagjerë, kurse shkaku i rrëzimit ende nuk dihet dhe se hetimet janë në vijim.

Drejtoria e policisë së Uellsit të Ri Jugor deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e avionit dhe se askush nuk i ka mbijetuar aksidentit.

Identiteti i personave të vdekur nuk u zbulua, ndërsa nga policia thonë se këta ishin një grup i cili po kthehej pas një ahengu të vitit të ri nga qyteti bregdetar Rose Bay.