Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe duket se ka diçka për të thënë pas publikimit të këngës më të re nga “West Side Family”, “Beso”.

Ajo ka qenë mjaft e lidhur me kantautorin Dr.Flori pasi së bashku kanë realizuar bashkëpunime të shumta. Gaçe ka publikuar këngën në rrjete sociale, duke treguar se është emocionuar pafund nga kjo këngë, përmes së cilës kujtohet edhe i ndjeri Dr.Flori.

“Çfare emocioni me krijuat more miqte e mij . Kenge e lene aty per ne nga Dr.Flori, e çuar deri ne fund nga Landi e Miri.

Rikthim i West Side Family  ne menyren me te bukur te mundshme. Faleminderit qe e bete kete Landi Hysi dhe  Miri Shahini,”-përfundon këngëtarja në rrjete sociale.