Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund dhe të kthehet në Itali të AC Milan

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është i lumtur në Gjermani dhe dëshiron të ndërrojë skuadër.

Ai këtë dëshirë e kishte edhe verën e kaluar, por asnjë skuadër nuk pagoi 80 milionë euro për të, aq sa kërkonte Dortmund.

Sipas Tuttosport, Aubameyang dëshiron që të kthehet në AC Milan, atje ku kishte luajtur për disa vite.

Për shërbimet e tij po interesohen edhe dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Liverpool.