Skuadra spanjolle po shikon mundësinë e përforcimit të radhëve me mesfushorin e Djajve të Kuq.

Atletico Madrid është duke synuar të nënshkruajë me Ander Herrera në fund të këtij edicioni.

Kontrata e 28 vjeçarit me Djajtë skadon në verën tjetër, ndërsa Los Rojiblancos synojnë ta marrin si lojtar të lirë.

Atletico për momentin nuk mund të transferojë lojtarë, por do ta ketë të lejuar qysh nga janari.