Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Korçës.

Një 39 vjeçar në Korçë është qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Shtetasi M.Z, ka përfunduar në spitalin e Korçës me plagë në këmbë nga armë zjarri dhe sipas deklarimeve të tij, është qëlluar nga një shtetas që është larguar më pas me shpejtësi me një automjet.

“Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet”, bën me dije policia.

39 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e Korçës, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.