Sulmuesi i Kombëtare së Kosovës, Flamur Kastrati po kërkohet nga Aston Villa, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Anglisë.
Kastrati aktivizohet te Sandefjordi i Norvegjisë dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që për të interesohet Aston Villa, që synon transferimin e tij gjatë janarit.
Ai në janar të këtij viti i është bashkuar Sandefjordit dhe këtë edicion ka shënuar dhjetë gola në 27 paraqitje.
Kastrati karrierë ka bërë edhe tek Aalesundi, Stromsgodseti, Erzgebirge Aue, Duisburg, Twente II e Osnabruck.