Zizu dëshiron që Ronaldo t’i varë atletet në Madrid.

Cristiano Ronaldo ka edhe disa vite kontratë me Real Madridin, por ka kohë që tashmë raportohet për një zgjatje të mundshme edhe për një vit, me përmirësim të kushteve ekonomike.

Zinedine Zidane shpreson që sa më parë Reali t’i ofrojë Cristianos rinovimin pasi dëshiron që portugezi t’i varë atletet me fanellën e bardhë.

“Ronaldo të rinovojë kontratën? Natyrisht, sa më shpejt që të jetë e mundur. Është vendimtar për ne dhe duhet të qëndrojë këtu deri në përfundim të karrierës”, tha Zizu.

“Ai është te klubi që e do, kjo është shtëpia e tij. Askush nuk do të arrijë këtë që ka arritur këtu Ronaldo dhe që po vazhdon ta bëjë. Shpresoj se do të qëndrojë deri në pensionim”, theksoi mes tjerash trajneri francez.