Manchester United kërkon një përforcim të madh nga skuadra e Real Madridit.

Daily Express raporton se klubi nga Old Trafford ka shfaqur interesim për blerjen e talentit spanjoll, Marco Asensio.

Ylli i “Los Blancos” ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

Andaj, “Red Devils” do ta tentojnë blerjen e tij në vitin 2018.