Real Madridi arriti që të mposhtë Dortmundin me rezultat 3:2 në Bernabeu të martën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League.
Zidane iu kishte dhënë mundësinë disa lojtarëve të rinjë gjatë kësaj ndeshje dhe duke pushuar Modric, Benzema, Kroos, etj. Por, ajo që është shfaqur në media pas ndeshjes është nervoza e madhe që Asensio krijon tek tekniku Zidane gjatë kohës sa zhvillohej ndeshja. Spanjolli nuk i dëgjon fare urdhërat e trajnerit edhe pse ai e thërriste emrin e tij shumë shpesh. /albeu.com/

Ju ftojmë ta ndiqni videon e mësipërme me momentet kur Zidane nervozohet shumë nga Asensio që nuk i dëgjon këshillat e tij.