Asambleja e Përgjithshme e KB-së sot, në një seancë të jashtëzakonshme, me 128 vota “për”, nëntë “kundër” dhe 35 “të përmbajtur”, e shpalli njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA-ja, si të pavlefshme.

Siç njoftoi MIA, paraprakisht ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli, u kanos se SHBA-ja “do ta memorojë ditën kur janë sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së vetëm se e kanë realizuar të drejtën e tyre si shtet sovran”, duke theksuar se kurrfarë votimi në KB nuk do ta ndryshojë vendimin amerikan për Jerusalemin.

Ajo, u tha të gjitha 193 vendeve anëtare në KB, se SHBA-ja do ta ndërpresë ndihmën financiare nëse Asambleja e Përgjithshme e aprovon rezolutën me të cilën vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit shpallet “i pavlefshëm”.

“Votimi i sotëm do të ndikojë në mënyrën me të cilën amerikanët e shohin KB-në dhe vendet të cilat nuk e respektojnë SHBA-në dhe KB-në”, konstatoi Hejli.