Artur Zheji ka provokuar mbrëmjen e së martës, ndërsa kishte të ftuar në studion e emisionit të tij, Sali Berishën.

Ai ka thënë se Edi Rama kishte paguar dy vrasës nga Rusia muaj më parë, për të ekzekutuar Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për kohën kur Basha nisi protestat dhe u fut në çadër.

Sipas tij, plani për vrasjen e Bashës u zbulua nga shërbimet sekrete amerikane.

Flitej dhe flitet për një skenar rus që kishte si qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Flitet se ka pasur një arrestim misterioz të dy agjentëve rusë me qëllim për të eliminuar zotin Basha”, tha Zheji.

Teoria e Zhejit, natyrisht është mbështetur edhe nga Berisha.

Por, përveç fakteve, teorisë së Zhejit i mungon dhe llogjika.

Çfarë arsye do të kishte Rama, të vriste Lulzim Bashën, kundërshtarin më të dobët politik që ka pasur çdo kryeministër?(TemA)