Në “E diela shqiptare” këngëtarët e “Kënga Magjike” janë mbledhur dhe po diskutojnë për mbrëmjen e djeshme.

Përballja e parë ka qenë mes Kastro Zizos dhe këngëtarit të ri Klinti Çollaku. Fillimisht Kastro ka thënë se është ofenduar nga një këngëtar që i ka dhënë 1 pikë dhe më mirë do të ishte ti jepnin zero, dhe nga biseda më pas rezultoi se kjo këngëtare ishte Xhesika Polo. Por duke e lënë këtë muhabet Ardit Gjebrea hapi një tjtër diskutim. Ai  ka thënë që edhe Kastro i ka dhënë Klinti Çollakut zero pikë edhe pse ata e dinë mirë se ajo ishte një këngë e pëlqyer.

Por ajo ç’ka na konfuzoi ishte fakti se Klinti është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë:

“Edhe unë i dhash zero pikë Kastros, sepse më tha në prova këngë e bukur, suksese por  e dija që nuk do të më jepnin pikë”.

Më tej të gjithë artistët kanë biseduar për ta sqaruar këtë temë dhe për të dhënë këshillat e tyre.

Global