Një artist ka treguar pamjen spektakolare që ka krijuar me një ‘spray’ dëbore në xham.  Tom Baker nga Sandhurst në Berkshire kalon gjithë muajin e dhjetorit duke udhëtuar nëpër botë për të krijuar imazhe të tilla.

Ai përdor vetëm një spray të bardhë dhe disa pajisje që të sjellë një pamje të caktuar, e cila i lë pa fjalë të gjithë.

Në një rast, Tom ka punuar 19 orë për të bërë një atmosferë të bukur Krishtlindjesh në xham. Sipas BBC, klientët e tij janë të ndryshëm, duke filluar nga personat e thjeshtë deri te kompanitë e mëdha, qoftë edhe personat e njohur të ekranit.