Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu ka tentuar ta arsyetojë mospjesëmarrjen e kryetarit Visar Ymeri dhe disa të tjerëve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

“Mendojë që kryetari Ymeri nuk është në Kosovë fare kështu që e ka pas të pamundshme me qenë në mbledhje ndërsa për të tjerët Hyseni e sqarojë se nuk ka ndonjë telashe sa i përket asaj pune.  Mund të ndodhë që dikush nuk ka qenë në Prishtinë apo Kosovë”, ka thënë ai për indeksonline.

Sejdiu pret që në vazhdimin e  mbledhjes diskutimet të jenë më të hapura dhe sinqertë për rrugën përpara.