Tradhtia është tabu në shumicën e lidhjeve, por është tejet e shpeshtë gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Në fakt, së fundmi hulumtuesit kanë treguar se 5.8 milionë britanikë e kanë pranuar se e tradhtojnë partnerin/ën gjatë Krishtlindjeve. Kjo do të thotë se 1 në 10 persona tradhtojnë vetëm gjatë ditës ës Krishtlindjeve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tani një eksperte e lidhjeve ka treguar arsyen se përse ndodhë kjo.
Dr. Nikki Goldstein thotë se “problemet në shtëpi” janë arsyeja kryesore se përse njerëzit tradhtojnë.

Kjo do të thotë se ata që ndihen të palumtur në shtëpi janë më të prirë të tradhtojnë.
E si mund t’i shmangni streset e ndryshme në lidhje dhe ta parandaloni partnerin t’iu tradhtojë?

Dr. Goldstein rekomandon ta kaloni një natë të bukur apo një aktivitet së bashku, i cili ju rikujton kohërat e mira në lidhje.