Arsenali kthehet me një pikë nga Southampton-i. ‘Topçinjtë‘ barazuan me rezultat 1:1 me Southampton-in, në ndeshjen e javës së 16-të të Premier League. Në stadiumin “St. Mary’s” në një atmosferë  impozante, vendasit shfaqën lojë shumë të kujdesshme dhe ndalën një pikë.

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka luajti deri në minutën e 69-të, duke dhënë maksimumin për Arsenalin. Në minutën e tretë, Austin doli në pozitë ballore dhe e mposhti portierin e Arsenalit, Cech, 1:0.

Në minutën e 88-të, Sanchez harkoi për mrekulli, kurse Giroud me kokë shënoi për barazimin e rezultatit 1:1.  Arsenali është në pozitën e pestë me 29 pikë, kurse Southampton renditet i dhjeti me 18 sosh.