Arsenal tashmë ka gati zëvendësuesin e trajnerit Arsene Wenger

Trajneri francez, Arsene Wenger verën e kaluar ka vazhduar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2020.

Por, ai mund të largohet para kohe, nëse skuadra nuk arrin të marrë rezultatet e pritshme.

Sipas Daily Tepegraph, drejtuesit e Arsenalit tashmë kanë gati zëvendësuesin e Wenger.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Mikel Arteta, i cili këtë sezon u emërua zëvendës trajner i Pep Guardiolas në Manchester City.

Arteta e njeh shumë mirë filozofinë e Arsenalit, pasi luajti për këtë skuadër për pesë sezone.