Gjendja në aeroportin Skipol në Amsterdam u normalizua pas incidentit të sotëm ku pjesëtarë të policisë ushtarake kanë shtënë ndaj një njeriu të armatosur.

Sulmuesi u plagos nga ana e policëve dhe u arrestua. Asnjë tjetër nuk u lëndua në incidentin.

Hyrja në aeroport ku ka ndodhur incidenti përkohësisht u evakuua dhe mbyllur për udhëtarët, por gjendja tani u normalizua dhe fluturimet vazhdojnë pa ndërprerje.