Policët turq arrestuan dy persona të cilët tentuan të shesin dy bankënota të falsifikuara, me vlerë nominale prej nga një milion dollarë, lajmëroi agjencia Anadollu.

Të dyshuarit u arrestuan në Eskishehir, në veriperëndim të Turqisë. Bankënotat u janë dorëzuar bankës qendrore turke.

Bankënotat e tilla asnjëherë nuk kanë qenë në qarkullim në SHBA. Bankënota me vlerë më të madhe për momentin që ndodhet në qarkullim është ajo prej 100 dollarëve.