Pas një periudhe ndarje, çifti më i pëlqyer i showbiz në Hollywood Selena Gomez dhe Justin Bieber, që prej muajit tetor janë rikthyer së bashku më të dashuruar së kurrë.

Çifti Gomes – Bieber ka vendosur që këto festa të fundvitit ti kalojnë së bashku, e për këtë arsye janë nisur me avion privat drejt Bellevue, Washington-it.

Edhe pse muajin e kaluar Selena Gomez dhe Justin Bieber u fotografuan duke u puthur, sërisht çifti nuk e ka pranuar publikisht rikthimin e ëmbël.