Shtetet e Bashkuara duket se ka gjetur një zgjidhje për kërcënimet e Kim Jong-Un. Ushtria e Trump mund të testojë armë të reja me mikrovalë mbi Korenë e Veriut për të çaktivizuar mbushjet bërthamore, sipas një specialisti për zhvillimin e armëve. Besohet se teknologjia e re ‘CHAMP’ do të “skuqte” kontrollet ndaj raketave të Kim Jong-un, duke bërë të pamundur aktivizimin e tyre.

Edhe pse armët CHAMP ende po zhvillohen, përdorimi i tyre u diskutua nga Shtëpia e Bardhë në një takim në gusht për të penguar agresionin e Koresë së Veriut, raporton NBC News.

CHAMP-i mund t’i bashkëngjiten bombarduesve të B-52 për të hyrë në territorin e armikut, ku ata mund të lëshojnë impulse të mprehta të energjisë mikrovalë për të çaktivizuar pajisjet elektronike duke ngatërruar qarkun e tyre.