Gjeneral nënkoloneli rus, Sergej Rudskoj, i obliguar për Shtatmadhorinë për operacionet e trupave, sot deklaroi se armata ruse e ka plotësuar misionin në Siri dhe se e ka fituar Shtetin Islamik.

Sipas Rudskoj, në Siri tashmë nuk ka vend të banuar nën kontrollin e Shtetit Islamik.

“Faza e fundit në dështimin e terroristëve u ndoq nga përdorimi i paparë deri më tani i forcave ushtarake ruse. Ushtarët rus të sistemuar në Siri tani do të fokusohen në ruajtjen e ndërprerjes së zjarrit dhe kthimin e jetës së qetë”, deklaroi Rudksoj për kanalin televiziv “Rosia 24”.