Armata izraelite sot bëri të ditur se ka shkatërruar një tunel, të gërmuar nga luftëtarët e Lëvizjes islamike Hamas, e i cili shtrihet nga Rripi i Gazës deri në disa qindra metra brenda në territorin izraelit, lajmëroi DPA.

Zëdhënësi qeveritar, nënkoloneli Xhonatan Konrikus deklaroi se Izraeli ka përdorë një set të ri të “instrumentit” për shkatërrimin e tunelit. Ai saktësoi se armata e ka lokalizuar tunelin para disa muajve dhe ka vazhduar ta ndjekë gërmimin, para se të shkatërrohet. Tuneli nuk ka qenë i përfunduar, por ka qenë i pajisur mirë me energji elektrike, objekte komunikimi dhe sistem për ajrosje.

“Gjatë shkatërrimit të tunelit nuk ka të pësuar”, tha zëdhënësi. Ai shtoi se Armata izraelite ka zhvilluar sistem të ri për zbulimin dhe shkatërrimin e tuneleve, por refuzoi të theksojë hollësi për teknologjinë.