Padyshim që 2017-ta është viti i këngëtares Arilena Ara. Suksesi i hitit të saj “Nëntori”, i publikuar në edicionin e një viti më parë në “Kënga Magjike” rezultoi kënga fatsjellëse e saj gjatë këtij viti.

Ajo ka marrë pjesë në shumë koncerte jashtë vendit duke synuar lindjen e Evropës madje vetëm pak ditë më parë ishte e ftuar speciale në finalen e “The Voice” në Rumani. Megjithatë duket këngëtarja bukuroshe Arilena nuk ka dëshirë t’a mbyllë këtë vit “duke qarë” për nëntorin.

Ajo premtoi një sesion këngësh festive, të cilin e ka nisur sot me publikimin e këngës “Snow in December”. Përmes një video bardh e zi, këngëtarja i ka dedikuar ndjekësve të saj një këngën mjaft të bukur festive, e cila do të pasojë edhe nga të tjera gjatë këtyre ditëve