Komunna e Tetovës ka dy vite që nje pjesë të fshatrave të malësisë së Sharrit I ka futurë në sistemin e mbledhjes së mbeturinave por një pjesë tjetër ende jo.

Në fshatrat Brodec, Veshall  dhe Bozovc , pritet që në pranverë të nisë pilot projekti si fillim për mbledhjen e mbeturinave. Banorët e mirëpresin këtë inciativë të komunës së Tetovës por ata nuk pajtohen me cmimin 300 den pasi ky cmim është tejt i lart ku dihet se mbi 95%  e banorëve janë të pa punë.

“Sigurisht se ne kemi nevoj për ti bledhur mbeturinat, për arsyje se mbeturinat hudhen gjithandej,dueht të ketë një vendë të përcaktuar se ku duhet të hudhen jo të hudhen gjithkund.Po cmimi 300 denar mendoj se nuk do të ketë mundësi të paguhet nga ana e banorëve për arsyje së në Brodec janë afër 5% të punësuar dhe 95% të  pa punësuar dhe është shumë rëndë për ta paguar.Nevoj ka shumë për tu pastruar dhe për të pasur pastërti. Nuk e dim sa do jetë cmimi sigurt por sipas asaj që kemi  dëgjuar duhet të jetë 300 denar e thash dhe e përsëris se 300 denar është shumë për banorët” – tha Kryetari i BL. Brodec, Bashkim Fejzullahi.

Nga ana tjetër e para e Tetovës Teuta Arifi, është shprehur se ky projekt pritet të zgjedhë problemin me deponit e egra që krijohen në malsin e Sharrit ,dhe siapas  sajë projekti është realizuar me sukseshëm në ato fshatra ku tanimë funksionon

“Kemi vënë në sistemin tonë të gjitha fshatrat e Malësisë me minus tre fshatra , e cila ka rregulluar dhe ka përmisuar gjendjen me deponit e egra në pjesën e Malësisë. Janë të vetmet fshatra pa u future në sistem dhe ne mendojm me pilotimin  një herë dhe më pas përfundimit të pilotimit  të fusim në sistem” – deklaroi Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Me futjen e gjitha fshatrave të Malsisë së Sharrit, në projektin e mbledhjes së mbeturinave,pritet që dukshëm të pastrohen deponit e egra dhe një her e përgjithmonë të zgjidhet problem i banorëve të kësaj ane.