Këngëtarja e njohur shqiptare nga Tetova, Big Mama, e rikthyer tashmë në një formë shumë seksi pas disa operacioneve për largimin e mbipeshës, ka dhuruar spektakël sonte gjatë pjesëmarrjes së saj në studion e “Zonë Lirë”, ku ishte e ftuar.

Një nga momente pikante ishte, kur pikërisht moderatori i emisionit, Arian Çani, nisi me komplimente këngëtare, për linjat aktuale të trupit, të cilat, sipas tij, e bëjnë të duket e bukur dhe shumë seksi, shkruan Syri

Por kaq ka mjaftuar dhe Big Mama ta “akuzojë” se po e gjuan. Momentet pikante të këtij diskutimi i gjeni në më poshtë.

Arian Çani: Kjo vajzë është shumë shuam seksi, je bërë e bukur, vërtet seksi

Big Mama: “Kujdes Çani, nuk ka shku ala ora 12 (i natës)”.

Arian Çani: “Pse Big, unë nuk thashë gjë…?!”

Big Mama: “Se si më shikon…, si shumë seksi… Herë e tjera më shikoje si të lezetshme, si bullafiqe, por tani më sheh sikur do t’ma gjuash (sikur do të më gjuash…)”.

Arian Çani: “Nuk është pa vend, nuk është pa vend Big”.

Big Mama: “Nuk je i vetmi…. Të gjithë shokët e ngushtë kanë filluar të ma gjuajnë. Dikur motër… motër, ndërsa tani krejt ma lypin…”.

Arian Çani: “Big Mama ke lënë edhe cigaren më duket…!”

Ndërsa po diskutonin me Çanin për peshën që kanë humbur të dy dhe Çani i thotë se ai ka nisur të shtojë pak peshë pasi ka lënë cigaren, ajo ia kthen: ‘’Edhe unë i kam lenë të gjitha, edhe cigaren, edhe alkoolin, edhe dashnorët, krejta i lashë….!” – u shpreh duke qeshur këngëtarja.