Afër 150 persona janë lënduar gjatë protestave të pensionistëve të cilët dolën në rrugë për shkak të propozim-revizionit të sistemit pensional që është duke u debatuar në Kongresin argjentinas, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i protestuesve u mblodhën para godinës së Kongresit, ndërsa me gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji intervenoi policia në Buenos Aires.

Gjatë protestave erdhi deri te përleshja mes protestuesve dhe policisë. Janë lënduar 149 persona, në mesin e të cilëve policë, pensionistë dhe gazetarë. Policia arrestoi 48 persona.

Shtatëdhjetë vjeçarja Cristina Sanmero porositi se nuk kanë askënd që t’i mbrojë.

“Në këto vite doemos duhej të dilja këtu për të mbrojtur pensionin 30 vjeçar”, tha Sanmero.

Propozim ndryshimet e sistemit pensional i ka pranuar Senati i këtij vendi, ndërsa bëhet fjalë për vetëm edhe një masë që ndërmerr pushteti i presidentit Mauricio Macri për të kompensuar deficitin në buxhetin shtetëror.

Për shkak të këtij propozimi, grevë të përgjithshme 24 orëshe shpalli edhe Sindikata argjentinase. Për shkak të kësaj greve në Buenos Aires u anuluan qindra fluturime.