Pasditen e sotme, finalistët e “Kënga Magjike” janë mbledhur në “E diela shqiptare” siç ndodh çdo vit pas përfundimit të spektaklit. Gjatë bisedës me artistët, Ardit Gjebrea ka zbuluar edhe këngën e tij të preferuar, si asnjëherë më parë.

Moderatori u drejtua nga Egzona Ademi dhe i tha: “Kënga ime e preferuar është kënga jote. Sa herë e dëgjoj më mbushen sytë me lot”.

Gjebrea u shpreh se në prapaskenë ishte shumë i emocionuar kur Egzona ishte duke kënduar, por nuk e shfaqi veten pasi të gjithë do mendonin se ai po favorizonte Egzonën.

“Fakti që kënga ime është e preferuara juaj për mua do të thotë gjithçka”, u shpreh Egzona shumë e lumtur. Egzona Ademi fitoi mbrëmë çmimin “RTV 21” me këngën “E ndjej