Antarja e PDK’së, Arbana Xharra ka komentuar rreth përplasjeve që po bëhen brenda Vetëvendosjes dhe atë se çfarë ka shkruar Aida Dërguti në grupin e VV’së në viber. Xharra ka thënë se Aida tashmë ka kërkuar falje për fyerjen që ia ka bërë Albin Kurtit, mirëpo përkundër kësaj, ajo tha se komentuesit në faqen e Dërgutit po e kryqëzojnë atë pa të drejtë.

Antarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra ka thënë se mbi 1600 komente tek statusi në Facebook i Aida Dërgutit, ku ka kërkuar falje publike, shumica prej tyre janë fyerje e kërcënime të tmerrshme.

“Lexoni dhe shihni se çfarë militantë bisha të egra ka instalu me ideologjinë e saj kjo parti”, ka shkruar Xharra në Facebook, transmeton Express.

Ajo tha se Dërguti, dhe secili mbi këtë tokë ka të drejtë me mëndu e me u shpreh si të dojë, “derisa deklaratat e veprimet e tij/saj, nuk e rrezikojnë jetën e tjetrit, sepse nuk jemi në Kore të Veriut”.

“Aida po linçohet nga instaluesit e gjuhës së urrejtjes. Po më vjen keq për Aidën që duhet me u përballë me këtë kryqëzim nga partia ku ajo ka dhënë kontribut para shumë ‘moralizuesve’ kujdestar të Vetëvendosjes”, ka shkruar Xharra.