Drejtuesja e “Dua të të bëj të lumtur” Arbana Osmani dhe drejtuesi i “Top Show” Alban Dudushi, do të shfaqen sërish krah njëri-tjetrit në ekran këtë periudhë festash.

“Sërish bashkë në një emision televiziv mbas shumë vitesh”, – shkruan moderatorja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Revista Who” ka zbuluar se bëhet fjalë për një edicion festiv të emisionit “100 milionë” që transmetohet çdo të dielë në “Top Channel”.

Ky format është konceptuar të realizohet me personazhe të famshëm këtë prag festash, të cilët do të konkurrojnë në programin e Eno Popit për të fituara para.

Pjesë e këtij formati, do të jenë dhe shumë figura të tjera publike, si politikanë, aktorë të njohur nga formati i humorit “Portokalli”, etj.

Sipas informacioneve tona, paratë e fituara do shkojnë në shërbim të njerëzve në nevojë. Dhe kjo është një dhuratë shumë e bukur që personazhet publike dhe “Top Channel” u bëjnë shqiptarëve në prag të festave.

Image