Arabia Saudite paralajmëron SHBA-të për rezultatet e një vendimi të mundshëm në drejtim të “Njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës së saj në Jerusalem”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, bazuar në burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se po ndiqen me shqetësim lajmet për çështjen e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës së saj në Tel Aviv në Jerusalem” nga SHBA-ja.

Në lajm thuhet se një hap i ndërmarrë në këtë drejtim “do të jetë një shkelje e madhe mbi parimin e mosndikimit të negociatave të zgjidhjes përfundimtare”, si dhe që do të jetë në kundërshtim me vendimet ndërkombëtare të cilat miratojnë të drejtat e rrënjosura dhe historike të popullit palestinez në Jerusalem.