Aplikacioni Shazam kohë më parë është larguar nga platforma Windows, ndërsa tash do të blihet nga Apple, sipas raportit të publikuar nga faqja TechChrunch.

Portali The Next Web lajmëroi më vonë se Apple është në fazën finale të blerjes së njërit ndër aplikacionet më të popullarizuara të Androidit.

Sipas Recode, Apple do të blejë Shazam për rreth  400 milionë dollarë, që është dukshëm nën shifrat e vlerësuara më herët prej një miliard dollarësh.

Ndërkohë pritet largimi i aplikacionit Shazam edhe nga platforma Android.

Shazam aktualisht gjeneron gjysmë milion klikime në ditë dhe Apple do ta marrë në shërbimin e vet  Apple Music.