E ftuar në programin më të komentuar të fundjavës “Një kat më lart” me moderation Ermal Peçi, Anna Lika foli edhe për fituesin e edicionit, Xhensila Pere.  Edhe pse Anna ka kërcyer vite me parë, ajo u fut në garë me amatorë. Nisur nga kjo, ajo tha se në momentin që duhen vlerësuar talentet e reja në kërcim, e mori Xhensila. Por si e komenton ajo fitoren e saj?

“E prisja që do e fitonte Xhensila. Për kastin që ishte aty, Xhensila kërcente më mirë. Nuk e di në ka qënë zgjedhje e produksionit, publikut apo… gjëjë tjetër”- tha ajo. Kaq mjaftoi që të dy të shperthenin në të qëshura. “Fillojnë të dyja me P., por fillojnë edhe të tjera gjëra me P.”- vijoi aktorja.

Ndiqni intervistën e plotë me Anna Likën në “Një kat më lart”.