Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” në reagimin në lidhje me rastin e mbrëmshëm të disa sulmeve ndaj gjashtë personave, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga një qen endacak në Aerodrom thekson se bëhet fjalë për qen të rritur nga pronarë dhe fajin ua adresojnë pronarëve të papërgjegjshëm të cilët e kanë lëshuar të shëtisë lirshëm.

“Faji për këtë rast është tek pronarët e papërgjegjshëm, tek ata të cilët qenin e kanë edukuar/mësuar të sulmojë, ndërsa të cilët e lënë lirshëm të shëtisë dhe në këtë mënyrë e ekspozojnë opinionin në rrezik – tek ata është e gjithë përgjegjësia dhe kërkojmë urgjentisht të përgjigjen”, theksojnë nga Shoqata.

Nga “Anima Mundi” shprehin keqardhje për rastin dhe informojnë se për herë të parë hasin në gatishmëri institucionale që të trajtohet dhe të tejkalohet ky problem, më saktë në mënyrë intensive të punohet me Qytetin e Shkupit që të definohen masa humane, të zbatueshme dhe efikase që do ta zgjidhin problemin me qentë endacak.