Qytetarët të cilët janë të përfshirë në sistemin për ngrohje qendrore nuk janë të obliguar vetë të furnizojnë matës për energjinë termike për radiatorët dhe për atë të ndajnë mjete personale, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Kjo është dezinformatë e cila nuk e di për çfarë arsye po përhapet. Matës do të ketë dhe do të gjenden mjete financiare që të paguhen dhe të mos jenë në barë të qytetarëve. Furnizimi i tyre do të rregullohet me akte nënligjore, ndërsa qytetarët nuk do të kenë shpenzime shtesë”, deklaroi Angjushev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas hapjes së “Punëtorisë nacionale për ndërtimin e kapaciteteve dhe ngritjes së vetëdijes për shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim me Fondin e gjelbër klimatik”.

Ai theksoi se ka mënyra të ndryshme si të furnizohen, përmes fondeve të sigurohen mjete për vendosjen e kalorimetrave  në amvisëri ose të ndihmojë shteti. Në negociata janë, siç tha, me shumë institucione midis të cilëve edhe me Habitat dhe Fondin e gjelbër klimatik.

“Do të bëjmë gjithçka që kjo të mos jetë në barë të qytetarëve. Matësit janë të nevojshëm që të jetë e nevojshme kush sa shpenzon dhe kush sa duhet të paguajë, gjegjësisht të mbrohen qytetarët për të mos e paguajnë atë që nuk e kanë shpenzuar. Do të përfshihen në të gjitha objektet për energjetikë për të funksionuar, e të gjitha aktet nënligjore. Të gjitha ndryshimet në ligj janë jashtëzakonisht në dobi të qytetarëve dhe nëse teksti i tij është i mirë për të gjithë qytetarët e BE-së dhe është i krijuar në periudhën prej 50 viteve nuk shoh pse do të ishte keq për qytetarët e Maqedonisë”, tha Angjushev.

Kërkoi nga ekspertët të ndalojnë t’i shqetësojnë qytetarët nëse, siç tha, nuk janë të përfshirë në procedurat e caktuara dhe me këtë të imponohen për përfshirje. Qytetarët, potencoi, duhet të informohen nga institucionet përkatëse.