Sektori për veprimtari komunale, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës me fillim të sezonës dimërore ka bërë pregaditjet e duhura në të gjitha aspektet me qëllim që banorët e komunës së Tetovës të kenë një lëvizje më të lirë dhe bora mos mbetet pengesë.

Krahas kompanive kontraktuese të cilat janë angazhuar për pastrimin e rrugëve, Sektori për veprimtari komunale, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës ka angazhuar edhe ekipin e terenit që do të meret me pastrimin e trotoareve dhe pjesëve në rrugët në të cilat do ketë pengesa nëpër qytet.

E gjithë kjo bëhet falë angazhimit të drejtuesit të sektorit z. Nuredini në bashkëpunim me kryetaren e komunës znj. Arifi, që mos ketë ankesa nga qytetarët në këtë drejtim dhe punët të bëhen si duhet.