Kandidati për drejtor i një institucioni kombëtar në fushën e kulturës do të mund krahas certifikatave të tjera të parapara të posedojë edhe certifikatë APTIS si dëshmi për njohjen aktive të gjuhës angleze. Kjo propozohet me ndryshimet në Ligjit ekzistues për Kulturë, si dhe prej tij të fshihet kushti që kandidati të ketë një test psikologjik dhe test të integritetit. Njohjen e  gjuhës angleze drejtori do të duhet ta dëshmojë në afat prej një viti nga emërimi, përndryshe mandati do t’i përfundojë.

“Propozohet krahas certifikatave të parashikuara në Ligjin për Kulturë nga 2014, të parashikohet edhe certifikata APTIS sepse është më i kapshëm për testim dhe me çmim më të ulët, ndërsa  është në nivel me të gjithë të tjerët. Është propozuar që testet psikologjike dhe testi për integritet të fshihen si kusht sepse nuk ka persona juridikë të autorizuar me personel profesional për kryerjen e testeve të tilla. Ata janë formalitet i pastër dhe në të vërtetë dhe nuk ka nga të sigurohen”, tha Ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski, duke shpjeguar ndryshimet para komisionit kuvendor amë.

Këto ndryshime janë propozuar edhe në Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të cilat u referohen dhe vlejnë edhe për drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Në Ligjin për Kulturën propozohet edhe heqje e dispozitës me të cilën artistët dhe personeli tjetër profesional dhe artistik në institucione duhet të njohin dhe posedojnë certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht për gjuhë angleze, frënge ose gjermane.

Propozohet edhe harmonizim mes Ligjit të përgjithshëm të kulturës dhe ligjeve të veçanta nga veprimtaritë konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në lidhje me numrin e përgjithshëm të viteve për marrjen e titullit të këshilltarit te bashkëpunëtorët profesional, në vend gjashtë të jenë tetë vjet.

Është propozuar ndryshim edhe në Ligjin mbi veprimtarin e filmit me qëllim të rritjes së përgjegjësisë dhe efikasitetit të drejtorit të Agjencisë së Filmit. Në rast se identifikohen mangësitë në punën financiare, drejtori duhet t’i heqë ato brenda gjashtë muajve, përndryshe ai do të shkarkohet nga posti. Në ligjin e mëparshëm, drejtori kishte mundësinë për gjashtë muaj të tjerë, gjë që do të thotë vazhdim i dëmeve në veprimtarinë.

Ministri njoftoi gjithashtu se Këshilli i Kulturës pranë  Ministrisë nesër do të debatojë për Strategjinë kombëtare për zhvillimin e kulturës 2018-2022, ndërsa të mërkurën e ardhshme në Muzeun e Artit Bashkëkohor do të organizohet debat publik përfundimtar pas ç’ka propozim strategjia do të dorëzohet në procedurë qeveritare dhe kuvendore.