SHBA sanksionoi sot liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, si dhe disa zyrtarë rusë, të shënjestruar në kuadër të çështjes Sergueï Magnitski, juristit rus i cili vdiq në burg në 2009.

Thesari amerikan është i angazhuar për të ndjekur penalisht personat e përfshirë në çështjen Sergueï Magnitski, duke përfshirë ata që kanë patur një rol në komplotin kriminal dhe në mashtrimin e zbuluar nga ky institucion, pohoi në një deklaratë John Smith, drejtor i OFAC, agjencia e Thesarit e ngarkuar për sanksione financiare.

Ligji “Magnitski Act” shënjestron zyrtarë apo ata që kanë ndihmuar për fajësimin, abuzimet dhe vdekjen e këtij avokati rus që demaskoi një aferë të gjerë korrupsioni që përfshinte anëtarë të qeverisë ruse. Ligji shënjestron gjithashtu personat përgjegjës për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, përcjell Atsh.

Në pozitën e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov është gjithashtu i akuzuar për ekzekutime jashtë kompetencave të institucioneve gjyqësore, torturë apo zhdukjes të individëve.